Etilda Gjonaj paralajmëron masa të rrepta: Elementët kriminalë vijojnë komunikimin me jashtë

0
374

Komisioni Ligjeve po diskuton në këto momente ndryshimet në ligjin për të dënuarit dhe për të paraburgosurit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranishme në Komision theksoi  faktin se lufta kundër krimit është intensifikuar dhe pjesa dërrmuese janë goditur. Sipas saj, të dënuarit dhe personat që kanë kryer vepra të rënda penale do të ‘izolohen’ dhe do tu ndalohet komunikimi.

“Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupe kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Është konstatuar se elemente kriminal edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Ndryshimet në ligj, parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. Ligji është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese italiane dhe janë konsideruar të rregullta. Partnerët italianë kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Ligji në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Nëse një person do arrestohet për vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posaçëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elemente të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit.”, u shpreh Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here