Vrasja në ish Bllok/ Vetëdorëzohet në polici miku i Ervin Matës i përfshirë në ngjarje

0
400

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës një prej personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Bëhet fjalë për Ajaks Boshnjakun, i shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Boshnjaku është mik i Ervin Matës, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Mësohet se ai është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokatja e tij mbrojtëse Olta Myftaraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here