Përlotet në gjyq prindi nga ‘Astiri’: Kam djalin 7 vjeç vetëm, më lironi mua ose gruan (VIDEO)

0
387

Një nga personat e arrestuar nga zona e “Astirit” për protestën para parlamentit të enjten e shkuar, i ka bërë apel gjykatës së Tiranës që të lirojë atë apo bashkëshorten e tij pasi kanë fëmijën 7 vjeç të vetëm në shtëpi.

Banori: “Jam arrestuar me gjithë gruan time. Na lini njërin të shkojmë ta marrim fëmijën siç presin të gjithë fëmijët e tjerë në shkollë. Nuk na kanë dhënë asnjë të drejtë të kontaktojmë me njerëzit për ta marrë këtë fëmijë. Ka shkuar në shtëpi dhe e ka gjetur derën mbyllur. Ka shkuar dhe është ushqyer tek komshinjtë. Ne jemi në komisariate dhe nëpër burgje”.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here