Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
27 udhëheqësit dhanë mbështetjen e tyre pas diskutimit më pak se një orë në Bruksel.
Tusk sinjalizoi të shtunën se marrëveshja do të miratohej pasi Spanja tërhoqi shqetësimet e minutës së fundit në lidhje me Gjibraltarin.
Pas 17 muajsh negociatash të vështira, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe nënshkruajnë të dielën marrëveshjen paraprake për Brexit. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pas një ujdie për Gjibraltarin hoqi dorë të shtunën nga vetoja e planifikuar duke pohuar se Spanja do ta nënshkruajë marrëveshjen.
Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, ku shumë deputetë janë kundra.
Presidenti i Këshillit Evropian njoftoi lajmin në një postim në Twitter.