Në kërkim ndërkombëtar dhe shumë i rrezikshëm/ Arrestohet në Tiranë anëtari i grupit kriminal, publikohet emri

0
383

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në pranga u vu Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here