Revolta tek Parlamenti/ Arrestohen 11 protestues, dalin emrat

    0
    425

    Arrestohen 11 protestuesi të cilët u përplasën me policinë sot para parlamentit. Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues, informon se:

    Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas.

    Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

    – Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;

    – P. A., 17 vjeç;

    – Fluturim Goleci, 30 vjeç;

    – Rruzhdi Daci, 53 vjeç;

    – Marsel Villari, 28 vjeç;

    – Erjona Dozhani, 30 vjeç;

    – Lulzim Dozhani, 45 vjeç;

    – Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);

    – Ali Nalic, 35 vjeç;

    – Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;

    – Shpati Bilbili, 31 vjeç.

    Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

    Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.

    Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

    Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here