Protestuesit e ndjekin nga mbrapa, Rama i ashpër nga spitali i Traumës, tregon vijën e kuqe

    0
    450

    Kryeministri Edi Rama vizitoi spitalin e Traumës në Tiranë, për të parë gjendjen e efektivëve të plagosur.

    Mësohet se  Rama dënoi aktin ndaj efektives së Shqiponjave, 24 vjeçare, Ina Muka, së cilës kapsolla e hedhur nga protestuesit, i këputi katër gishtat e dorës.

    “Turp, turp turp”, nën këto thirrje kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga protestuesit në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Protestuesit: Turp Turp, turp

    Fjala e Ramës

    Rama: O cuna të vazhdoj unë? Presin të tjerët. Parapërfytyroni cdo familje, cdo vëlla, cdo motër, mund ta përfytyrojë, cdo të thotë të të vijë vajza me gishta të këputur pasi ka dalë në mëngjes nga puna opër të kryer detyrën. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri, është hera e parë që një parti politike, merr përsipër, bashkë me një pjesë njerëzish zaptues e ca të keqkuptuar, për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.

    Prerja e gishatve të vajzës, është një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre dhe policisë së shtetit, kjo është fare e qartë. Nuk ka shans që ligji mos zbatohet njësoj për të gjithë e policia të kthehet në target për kapsollat e një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here