Legalizimet e paligjshme/ Rama paralajmëron Bashën dhe Berishën: Do çoj në Prokurori përgjegjësit!

0
366

Projekti i Unazës së Re është kthyer në arenë debatesh, ndërsa ka nxitur edhe përshkallëzimin e protestës së banorëve të Astirit, para Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se në kohën që në krye të Bashkisë ka qenë kreu i Demokratëve, Lulzim Basha dhe në qeveri ish-kryeministri Sali Berisha në Unazën e Rë janë bërë pafund legalizime të paligjshme.

Kryeministri Ka paralajmëruar se do të paraqesë një dosje në Prokurori për çdokënd që ka bërë legalizimet dhe do të përgjigjet para ligjit.

“Ata kanë legalizuar vetëm biznese të Unaza e Re ndërsa ne kemi legalizuar vetëm shtëpi, por kurrë në rrugë, kurrë në zona me interes publik.

Se ç’ka ky Kadri Saliu me vëllezërit Hysa, tenderi është i qartë i hapur publik. Pastaj se kanë dashur vëllezërit Hysa që të hyjnë pa dokumente nuk ja ka njeri fajin. Tolerancë zero për të gjithë ata që zënë rrugën, Bashkim, Ramazon, Edmond, Agron largohuni se asgjë s’do merrni. Ndërsa për këta 40 që u legalizuan në verë sigurisht që do shpërblehen, por së pari do çohen në Prokurori e të vërtetohet se kush ia ka bërë legalizimet.

Ndërsa për ata që janë me shtëpi të paligjshme nuk ka dëmshpërblime, por do japim bonusin e qerasë për tre vjet dhe ky bonus do paguhet nga mjek, infermier, polic e ushtarak që nuk kanë shtëpi”,u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here