Zbulohet diagnoza e Kostandin Xhuvanit, ja nga çfarë vuante

0
436

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se Kostandin Xhuvani, i dënuari që ka kryer 5 vrasje, ndodhet në spitalin e Burgut për shkak të një operacioni dhe ka zbuluar edhe diagnozën e tij, anemi dhe hemorroide të acaruara.

Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se “në datën 30 nëntor 2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankohej për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësoreme mjekun specialist proktolog të ‘ QSUT Nënë Tereza’, ku ka rezultuar me:

– Anemi(Hb 8mg/dl).

– Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT ‘Nënë Tereza’, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here