Policia e Elbasanit dhe FNSH kanë finalizuar operacionin antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në qafë Thanë.
Një sasi e madhe droge është gjetur në një fugon.
Nga kontrolli i policisë në këtë fugon u gjet një sasi e madhe droge e fshehur në shasinë e automjetit. Ndërkohë ende nuk dihet sasia e saktë e drogës.
Mësohet se në operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policie dhe FNSH-ja e Elbasanit.