Policia e Shtetit bën publike listën me emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër. Ata janë të dënuar për vrasje dhe janë ende persona në kërkim për llogari të drejtesise shqiptare.
“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”- deklaron policia në komunikatën e saj.