Dorëheqja dy javë pas marrjes së postit të zëvendësministrit të Arsimit Taulant Muka ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm.Një nga arsyet që dha Muka pas dorëheqjes ishte dhe ajo se në zyrat e ministrisë mungonin dhe kushtet minimale si uji apo letrat higjenike.
Në nje reagim tejet ironizues analisti Ylli Dylgjeri duke iu drejtuar në mënyrë direkte Mukës shkruan se ai u nxitua dhe se letra higjenike nuk mund të jetë arsye për të lënë punën në ministri.
Më tej lidhur me pretendimet e Mukës se nuk kishte gjetur asnjë dosje në arkiv nga ana e paraardhësit, Dylgeri shkruan se kështu funksionon në vendin tonë dhe shkresat hidhen me thasë nga zyrat e administratës shtetërore.
U nxitove Taulant!
Doje dhe leter higjenike? Eshtë arsye për të lene punën kjo Taulant? Per te lene Ministrine?
Unë them jo! Te mblidhje bythen Taulant! Çfare eshte ketu Danimarke që duhet bytha e paster? Ne kete vend nuk ka me letra! Eshte mbyllur edhe Drejtoria e letrave te popullit. Vetëm on line! Gjithshka on lineTaulant! Dhe pastaj nese jo, ti drejtoheshe PLATFORMES. Do shihje ti si te zgjidheshin pastaj edhe bytha edhe letrat higjenike. Do te shihnim ne TV-te se si do te ishte zgjidhur halli. Po ti…U nxitove Taulant!
Je mesuar ne perendim Ti, qe ta lan bythen sifoni hidrahulik. Por jo, ketu vetem goja dhe dora punon! Në këte kohë kur vendi kërkon duar te pastra, ti kerkon bythe te paster!
U nxitove Taulant!
Doje dhe arkiv e shkresa ne zyre nga paraardhesi. Tutkun!
Si i kerkove xhanem. Kush le gjurme ne zyre kur le punen ne kete vend. Po s’ke faj. Je fresh. Nuk e di ti si dalin me thes te zi shkresat ne koridor. Po erdhe ne kohe kape ndonje leter, po vonove do e besh nga e para arkiven e zyres.
E fundit Taulant. Ti ishe zv Minister. Edhe ketu ke gabuar Taulant. ZevendesMinistri ankohet, largohet, pastrohet, ne mungese dhe me porosi te Ministrit. U nxitove Taulant!