“Shumë shpejt do arrestohet “Xhuxhi” dhe shumë të tjerë!”

0
451

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë arrestime të tjera të bujshme.

Hoxha ka thënë se në arrestimet që do bëhen pas pak kohësh do të bjerë në pranga ‘xhuxhi’ i cili doli në përgjimet e dosjes 339 ku dyshohet se është përfshirë Vangjush Dako në shitblerjen e votës.

“Do të ketë shumë shpejt arrestime. Ndërsa aty është i përfshirë edhe ai xhuxhi. Xhuxhi do arrestohet. Nuk e identifikoj dot se kush është xhuxhi, as Prokuroria se ka identifikuar sepse ndryshe do të kishte marrë masa. Janë disa ishkryetarë që mund t’i futësh ke xhuxhi. Mos nxitohemi. Do kemi arrestime për të njëjtat çështje dhe të njëjtat histori”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here