Mes problemeve në qeverinë e Britanisë për marrëveshjen e Brexit, presidenti i Këshillit Evropian tha sot se BE është e përgatitur në rast se Britania vendos të anulojë daljen nga unioni.
Donald Tusk tha nga Brukseli se në karta është ende skenari “pa Brexit” dhe se BE është e gatshme për të.
Zhvillimi vjen pasi zyrtarët e BE paraljmëruan se marrëveshja e njoftuar nga kryeministrja “është më e mira që mund të ofrojmë, duke marrë parasysh linjat e saj të kuqe dhe rregullat e vetë bllokut”.
Theresa May ka pranuar kësaj jave se anulimi i Brexit mund të jetë një opsion nëe marrëveshja nuk votohet në parlament.
Ndërsa Tusk tha sot se megjithë marrveshjen, Brexit është një situatë “humbje-humbje” ane cila ka të bëjë vetëm me “minimizimin e dëmit”.
Kryeministrja britanike Theresa May është detyruar të mbrojë sot planet e saj për Brexit, pas 5 dorëheqjeve në kabinetin qeveritar, megjithë mbështejten që ajo mori prej ministrave një natë më parë.
May tashmë përballet me thirrjet në rritje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së saj konservatore, pasi disa deputetë kanë kërkuar largimin e saj.