Atentati ndaj Ferracakut në Shkodër. Flasin familjarët, hedhin dritë mbi ngjarjen

0
455

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar. Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Familjarët e 40 vjeçarit të vrarë në atentatin e së mërkurës Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve.

Atentatorët ishin dy persona me skafanda në kok dhe udhëtonin me një motoçikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max. Njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar me armë nga një distancë rreth 2 metra larg Ferracakut .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here