Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse nga atentati mafioz në Shkodër

0
438

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e djeshme.

Hoxha ka thënë se vrasja e Fatos Ferracakut është vazhdimësi e një rrjeti vrasjesh, të kryera nga vrasës me pagesë, ndërsa porositësi është dikush tjetër.

Kemi 7 persona të vrarë dhe dy të zhdukur nga 18 qershori deri ditën e djeshme, në Shkodër. Vrasja e 18 qershorit nuk u zbulua autori.

Vrasja në 15 korrik e Boran Berçanës, prishi një statuskuo të vendosur në këtë qytet. Vrasja në 10 gusht e Fatbardh Lisit, ende nuk është zbuluar.

Ndërsa në 23 Gusht zhduken nip e dajë kurse në 1 shtator në Shkodër kemi vrasjen e Arjan Ferracakut.  Vrasja e djeshme e Fatos Ferracakut është vazhdimësi e këtij rrjeti vrasjesh.

Në këtë rast kemi të bëjmë me vrasës me pagesë dhe porositësi është dikush tjetër”, u shpreh Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here