Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku si pasojë e një atentati në lagjen ‘Rus’ ku mbeti i vdekur Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj, FNSH ka ndërhyrë në Kiras duke vendosur postblloqe në disa pika me qëllim kapjen e autorëve.
Dobraçi dhe Kiras janë dy lagjet të cilat kontrollohen përkatësisht nga Bajrat (Dobraçi) dhe Licët (Kirasi). Ende nuk ka detaje mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por dyshohet se edhe ky atentat është në vazhdën e shumë të tjerëve gjatë këtij viti që kanë trazuar qytetin e Shkodrës duke shkaktuar dhe shumë viktima.