Ditën e djeshme, lider të shumtë botëror u mblodhën në Paris në ceremoninë e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.
Megjithatë, nuk kanë munguar edhe momente që kanë tërhequr vëmendjen e mediave, siç ishte rasti kur gruaja simbol e kësaj dite, 100-vjeçarja e lindur në vitin kur mbaroi edhe Lufta e Parë Botërore.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, gruaja ngatërron kancelaren gjermane Angela Merkel me bashkëshorten e presidentit francez Emmanuele Macron, Brigitte Macron.
“Ti je gruaja e presidentit?”, dëgjohet e moshuara, teksa i drejtohet Merkel, ndërsa ajo në gjermanisht i përsërit dy herë se është kancelarja e Gjermanisë. Megjithatë, kancelarja Merkel e ka kaluar me mjaft sportivitet këtë moment.