“KPK nuk ka bërë hetim të plotë”. Kaloi vettingun, gjyqtari Edmond Islamaj para KPA pas ankimimit

0
475

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për  gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.

Gjyqtari ka kaluar vettingun pak kohë më parë,  por është ankimuar nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionirt Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e Komisionerit Publik në lidhje me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë. Gjithashtu një tjetër çështje që pritet të hetohet është dhe një kontratë huamarrje e vjehrrit të tij me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga Komisioneri Publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here