Çështja Lleshi, Rama bën publik dokumentin e rëndësishëm që zgjidh ngërçin politik

0
413

Pasi Presidenti Ilir Meta bëri publike arsyen se përse nuk e dekretonte Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm ka ardhur reagimi i menjëhershëm i qeverisë.

Sipas Metës ngërçi i mos dekretimit qëndronte në faktin që Lleshi mban titullin “Gjeneral”. Duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese për sa kohë ai mban titullin “Gjeneral”

Menjëherë pas kësaj Lleshi i kërkoi  Presidentit që t’i hiqte titullin “Gjeneral” në mënyrë që të kalohet edhe ngërçi politik për emërimin  e tij.

Kërkesën që Lleshi i ka dërguar Metës e ka bërë publike edhe kryeministri Rama.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here