E firmosi 2 orë para se parlamenti të votonte shkarkimin e tij, zbulohet vendimi i fundit i Fatmir Xhafajt

0
480

Pak orë pasi të shkarkohej nga Parlamenti, Fatmir Xhafaj, ka firmosur vendimin e fundit si ministër i Brendshëm. Në Fletoren Zyrtare të datës 8 nëntor është publikuar vendimi i Xhafajt si ministër, që lidhet me masat shtesë të sigurisë publike.

“Panorama”, raporton se vendimi është marrë në datën 6 nëntor, ndërkohë që po në të njëjtën ditë në orën 10:00 u mblodh seanca plenare për të votuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon udhëzimin e ministrit të Brendshëm mbi masat shtesë të sigurisë publike. Ky vendim, ndër të tjera, liston bizneset, të cilat do të duhet të pajisen me kamera sigurie. Në këtë listë janë edhe subjektet që disponojnë lokale nate si disko, pub-e si dhe biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Sipas vendimit “Subjektet që disponojnë lokale nate, si disko, pub-e, instalojnë sistem me kamera të tipit CTV me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhe filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje brenda objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë në territorin ku është objekti; Instalojnë sistem me kamera për lexim automatik të targave të automjeteve në hyrje-dale të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj; Pajisin punonjësit në hyrje të objektit me detektor; Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike, sipas përcaktimit, një punonjës sigurie për 40-50 persona. Skema e ruajtjes dhe sigurimit të objektit miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë në territorin ku është objekti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here