Balla nxjerr fakte të forta: Pse Lulzim Basha po hesht për koncesionin e Rrugës së Kombit?

0
464

Kreu i grupit parlamentar të PS në studion e emisionit ‘Java’, Taulant Balla tregoi në panel me Zogajn dhe Vangjelin edhe një pretendim të ri dhe serioz. Sipas tij, Lulzim Basha po hesht për koncesionin e Rrugës së Kombit pasi e ka shitur heshtjen e tij.

“Keni dëgjuar më të flasi Lulzim Basha për rrugën e Kukësit? E dini pse nuk flet? Sepse jo më larg se këtu, Lulzim Basha ka marrë 1100 metra katrorë me qera për kompaninë afër tij. A akuzoi oligarkun që kishte marrë koncesionin e rrugës? Plot 11 milionë dollarë kushton heshtja e Bashës” – tha Taulant Balla.

Pyetjes së drejtpërdrejtë të Lorenc Vangjelit, nëse mazhoranca e akuzon Bashën se është blerë, Balla iu përgjigj: “Kryetari i opozitës bën sulme në shkëmbim të shpërblimeve. Pyeteni Lulzim Bashën përse u zotua që nuk do të kishte pagesë në rrugën e Kombit dhe sot hesht” – tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here