Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e kreut të njësisë administrative në fshatin Kotë te Selenicës, Fatmir Hodo.
Mësohet se autori A.D,. 43 vjeç ka qenë duke pirë kafe në një tavolinë me viktimën pak para ngjarjes së rëndë.
Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit apo ka lidhje me detyrën e 63-vjeçarit.