Pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.Athina zyrtare ka kërkuar nga pala shqiptare që të mos rëndojë klimën mes dy vendeve, ndërsa presin sqarime lidhur me këtë vendim.
Në deklaratë shkruhet:
Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rëndojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te përkushtuar pro themelimit te marrëdhënieve bazuara ne mirëbesim, por presim te njëjtin qëndrim edhe nga fqinjët tanë.”
Kujtojmë se pas ngjarjeve ditën e djeshme në Bularat të Gjirokastrës, ku ekstremistë grekë thurën thirrje rraciste ndaj shqiptarëve, 12 persona fillimisht u arrestuan dhe më pas u liruan.
Ndërkohë që ditën e sotme zv.ministri me detyrë ministri të Brendshëm, Sandër Lleshi deklaroi se 52 shtetas grekë janë shpallur “non grata”.