Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratat që pasuan ngjarjet e djeshme në Bularat si nga Greqia ashtu dhe nga Shqipëria.
“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit–”, shkruan Rama.
