Pas atij, të Fierit ka nisur puna për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili përmes një një postimi në rrjetin social Facebook, sqaron se është firmosur kontrata me kompaninë kontraktore italiane dhe ajo ka një vlerë financimi prej rreth 35.8 mln euro.
Postimi i plotë i Damian Gjiknurit:
Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës
Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.
Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.