Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas konfliktit të krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë së i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.
“Informacioni që kam sa i takon Sandër Lleshit janë të gjitha pozitive, por nga ana tjetër nuk e di është i plotë pasi presidenti mund të ketë informacione më të thella që çojnë në marrjen e vendimit të tij. Nuk jam unë personi që ta kritikoj presidentin se nuk i di arsyet. Nga organizatat ndërkombëtare pritet mirë, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti. Kështu që s’mund të përgjigjem më konkretisht kësaj pyetjeje.