Raportuesi i Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein ka komentuar akuzat se kryebashkiaku Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit.
Ai tha se këtë gjë e ka në dorë Prokuroria.
“Ju i dini gjërat më mirë se unë se jeni këtu. I kam dëgjuar këto akuza. Unë nuk jam gjyqtar. Le të lëmë Prokurorinë të bëjë punën e vetë” tha Fleckenstein.