Papa: Uji i pijshëm është e drejtë njerëzore, jo mall tregtie

0
441
Para Framnçesku ka theksuar sot se aksesi i njerëzve për ujë të pastër e të pijshëm është një e drejtë e njeriut, dhe se është një turp që miliona njerëz vdesin dhe sëmuren çdo prej mungesës së tij.
Në mesazhin e tij për një konferencë të menaxhimit të burimeve ujore, Françesku u ankua se luftërat, korrupsioni dhe interesat finanacire shpeshherë pengojnë të drejtën e njerëzve për ujë të pijshëm.
 Ai tha se njohja e aksesit ndaj ujit të pijshëm si “e drejtë e njeriut” është në kontradiktë me konceptin e uit si një mall që mund të shitet e blihet.
Kombet e Bashkaura kanë njohur fillimisht të drejtën ligjore për ujin e pijshëm në vitin 2010. OKB thotë se varfëria, ndotja e ndryshimet klimatike po zvogëlojnë burimet ujore globale dhe se rreth 884 milionë njerëz nuk kanë akses në burimet e ujit të pijshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here