“Më mirë dialog me një dreq sesa me Vuçiç”, presidenti serb reagon ndaj Thaçit

0
666
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili tha dje se më mirë do të dialogonte me një dreq se sa me Vuçiç.
Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk e frikëson asnjë provokim i tillë. Ai ka thënë se pozita e vështirë e Serbisë është e tillë që duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.
“Unë nuk dua të lëshohem në komente personale. As mua nuk më pëlqen të flas me Thaçin apo të gjithë, por e bëj sepse kjo është puna ime. Është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë”, ka shtuar Vuçiç.
Presidenti serb ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë i kishte kushtuar rajonit tregimi i muskujve.
Më tej ai komentoi: “Është interesante se unë për Sulejman Ugljaninin dhe përkrahësit e tij jam homseksual dhe fashistë, për kroatët unë jam terrorist, së bashku me Alesandër Karagjorgjeviç, për Thaçin unë jam djall, nuk e di se çka jam për Komshiçin (anëtari i zgjedhur i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës nga radhët e kroatëve)”. Këtë e kam dëgjuar gjatë fushatës së tij dhe se duhet të heshti nëse nuk dua që të kem probleme me të”.
“Për një pjesë të mirë të popullit në Serbi unë jam tradhtar, sepse edhe unë duhet të jem dreq dhe terrorist, kështu që të mos jem tradhtar “, përfundoi Vuçiç.
Kjo deklaratë e tij erdhi disa orë para takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, takim ky që mbahet në orën 20:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here