Policia shqiptare ka arrestuar dy ekstremistë grekë, pasi kanë bllokuar për më shumë se 10 minuta aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas gjatë ditës së sotme.
Gazetarja Brikena Metaj duke iu referuar burimeve nga policia bën me dije për “BalkanWeb” se personat e ndaluar do verifikohen se nga kanë hyrë dhe më pas ndaj tyre do merren masa.
Nëse vërtetohet se dy shtetasit greke kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, policia do i procedojë penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ndërkohë policia shqiptare ka proceduar ne gjendje të lirë për nxitje të urrejtjes edhe dy shtetas grekë të tjerë.