Gjatë ndeshjes ndaj “Universitatea Kraiova” në kampionatin rumun, mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, ka bërë një akt heroik gjatë një aksidenti që i ndodhi kundërshtarit të tij.
Pasi Valentin Mihaila mbeti i shtrirë në tokë pa ndjenja pas një përplasjeje në fushë, Qaka reagoi menjëherë duke thirrur mjekët. Gjithashtu, ai i dha futbollistit ndihmën e parë, duke e kthyer në krah për t’i liruar frymëmarrjen, veprim i cili është vendimtar në momentet e para.
Më pas, Mihaila u dërgua në spital, ku është përmendur dhe gjendja e tij është përmirësuar. Momentin e gjestit heroik të futbollistit shqiptar mund ta shihni në videon e mëposhtme.
https://youtu.be/Maz7Llwx4KM