Mbledhja e Akademisë së Shkencave është shoqëruar me një debatet për projektligjin e ri të reformimit. Akademiku Artan Fuga është përplasur me kreun e Grupit të Punës, Skënder Gjinushi, duke kërkuar ballafaqim projektesh.
Në një dalje për mediat, Fuga u shpreh se nuk bie dakord me platfomën e sjellë nga MASH, sepse sipas tij nuk sjell përparim. Akademiku po ashtu kërkoi edhe ballafaqim projektesh.
“Debatet te Akademia e Shkencave. Janë dy modele diametrisht të kundërta. Platforma e sjellë nga MASH nuk sjell përparim. Model që për mua nuk funksionon. Jam i hapur ndaj modeleve të dhëna nga Rama për gjithëpërfshirje. Kanë bërë censurë te platforma ime. Jam dakort të shkojmë për diskutime, jam i hapur për të. Unë i qëndroj gjithmonë dëshirës për të debatuar”, u shpreh Fuga.
Ndërsa kreu i Grupit të Punës të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Skënder Gjinushi tha se ballafaqimet mbaruan sot, duke e cilësuar projekligjin e ri model anglez, i cili respekton standardin ndërkombëtar.
“Modeli është i bazuar tek rregullat ndërkombëtar dhe ka një projektligj gati për votim. Nëse dikush i sheh të dy projektet, do konstatojnë që projekti i Fugës është i pabotueshëm si projekt ligj. Tjetër është ligji të cilët akademikët janë të paprekshëm, nëse kanë akuza për plagjatura. Akademia të jetë sa më e hapur, të tëra këto të bëhen në mënyra ligjore. Artan Fuga nuk prezantoi projektin e vet, Projekti i ri ka rikthim te vitet 2017. Ata kishin 3 vite që debatonin dhe ditën e fundit thanë që nuk janë dakord. Rendin e ditës e ka caktuar kryeministri dhe jo ne. Gjithçka është në projektin tonë. Ka edhe një fakt, pretendon gjithmonë të vendosin projektin e tyre. Ky padyshim mund të quhet projekti anglez që ka gërmë më gërmë standartin ndërkombëtar. I mbaruam ballafaqimet sot”, u shpreh Gjinushi.