Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret e cila që në fillimet e saj ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar. Këngëtarja është tejet aktive në rrjetet sociale ku poston shpesh video dhe foto provokative , ku nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Së fundmi Dafina ka arritur 1 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe ka vendosur që t’i falenderojë duke postuar një foto ku duket tejet seksi dhe provokative, e veshur me intimo.
“Gëzuar për 1 milion”, shkruan Dafina krah fotos që ka marrë komplimenta të shumta. Le të kujtojmë që kohët e fundit ajo është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe ka sjellë shumë bashkëpunime me këngëtarët më të pëlqyer të momentit si reperi Noizy.