Sokol Sadushi: Pakti i detit me Greqinë nuk duhet ta kalojë pa Gjykatë Kushtetuese, ja si duhet vepruar për KED

0
415

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi kërkon që marrëveshja e detit me Greqinë të mos miratohet pa patur më parë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Gjatë një interviste televizive, Sadushi, i cili është edhe një nga gjyqtarët e Kushtetueses që rrëzoi paktin detar me Greqinë në vitin 2009, deklaroi se procesi i negociatave është i bllokuar për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos përfundimisht nëse marrëveshja është apo jo në përputhje me Kushtetutën përpara se të ratifikohet nga Kuvendi. Duke mos pasur Gjykatë Kushtetuese, ngërçi ekzisto”, u shpreh drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

Me qëllim që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt dhe Gjykata Kushtetuese të jetë gati për punë, Sokol Sadushi kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të kalojë me prioritet anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij, vetëm kështu mund të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të kalojë procesin e rivlerësimit menjëherë. Hallka e zgjidhjes së të gjithë këtij ngërçi është KED, për të patur Gjykatë Kushtetuese, e cila nuk funksionin dhe për të pasur në vijimësi edhe një Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Sadushi sqaroi se në 15 nëntor duhet të mbërrijnë emrat e rinj të kandidatëve të KED në Presidencë. Nga data 1-5 dhjetor, Metës i lind e drejta të hedhë shortin. Nëse kreu i shtetit refuzon, atëherë me 10 dhjetor shortin e hedh kryetari i Kuvendit, çka do të zgjidhte ngërçin. “Duhet të jetë më i shpejtë procesi, nëse ky organ nuk fillon me një ritëm të tillë, ne mund të ndodhemi në një situatë tjetër që do kalojë një vit tjetër dhe do të ndodhemi në situatën e mosfunksionimit të KED”, tha Sokol Sadushi. Ai e ndali theksin edhe tek situata në të cilën gjendet momentalisht Shkolla e Magjistraturës. Sadushi deklaroi se për këtë situatë është fajtore politika. “Tashmë është vonë”, u shpreh Sokol Sadushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here