Kapet në Tiranë italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar, rezultonte me 3 emra, ja ku fshihej

0
414

Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here