“Saliu dhe Luli i shkuan në shtëpi Ilir Metës”, Saimir Tahiri tregon të vërtetën e darkës

0
494

Nga një ambient i hapur i hotel Rogner shpalosi para syve të të gjithëve vendimin e ardhur nga Italia që e nxjerr të pafajshëm.

Gjithashtu Tahiri kujtoi natën kur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sali Berisha i shkuan në shtëpi Ilir Metës, asokohe i pandehur, vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës.

Unë nuk jam Lul Basha, një kaqol në politikë por një krimineli ordiner, që vodhi e vrau bashkë me Saliun, e as u hetuan, as u gjykuan e as u dënuan. 

Një herë në opozitë e një herë si ministër i Brendshëm i kam denoncuar në Prokurori për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard. 

E prap nuk hetohen, nuk gjykohen e as dënohen.

Dalin edhe thonë se Edi Rama po mbyll hetimin a gjykimin për mua. Pika që nuk u bie.

Nuk e dijnë që drejtësia e blerë, nga kushdo, madje Edi Rama i pari, për mua është me keq se çdo dënim. 

Por nuk kanë faj që e mendojnë kështu. Nuk e kam të largët natën kur Saliu e Luli i shkuan për darkë në shtëpi në atë kohë të pandehurit Ilir Meta, vetëm një ditë para vendimit të gjykatës. E pasi kishin larë duart me drejtësinë, tallnin kurabien me popullin duke i treguar sa mirë kishte gatuar Monika roston me kumbulla”, tha Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here