Një tjetër shtet legalizon marijuanën dhe të gjithë mund ta shesin e konsumojnë

0
659

Një shtet tjetër  do të legalizojë shitjen e marijuanës.

Tailanda shpreson të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë marijuanën mjekësore dhe të futet në tregun e kanabisit.

Sipas një zyrtari tajlandez, po shqyrtohet një projekt-ligj për lejimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

“Theksohet se marijuana do të jetë e ligjshme vetëm për ilaçe dhe jo për argëtim. Por legalizimi i drogës mund të jetë një ndihmë ekonomike dhe mundësi për popullin tajlandez,”-tha Jet Sirathraanon, kryetari i komitetit të shëndetësisë publike të Asamblesë Kombëtare Legjislative të Tajlandës.

Gjatë viteve 1980, Tailanda ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë.

Ky veprim do të lejojë Tailandën të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here