Mësohet arsyeja pse Meta refuzon kërkesën e Ramës për dekretimin e Sandër Lleshit

0
366

Që prej të dielës mbi tavolinën e presidentit të republikës Ilir Meta ndodhet kërkesa e kryeministrit  Edi Rama për dekretimin e gjeneral Sandër Llleshit si ministër i punëve të brendëshme.Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga kjo kërkesë e kryeministrit Rama, ky dekret ende nuk ka marrë firmën e kreut të shtetit.

Departamenti juridik në presidencë ka gjetur një ngërç juridik i cili konsiderohet pengesë për momentin e që ka vonuar dekretimin e Sandër Lleshit.
Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.
Neni 103 i Kushtetutës, ku thuhet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përvec detyrës së tij si ministër
Në të tilla kushte presidenca kërkon të dijë nëse Sandër Lleshi vijon të jetë pjesë e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në mënyrë që mos të shkelet neni kushtetutës, që e ndalon ministrin të jetë i përfshirë në një veprimtari tjetër shtetërore.
Është pikërisht ky shkaku i hezitimit nga presidenti Meta për dekretimin e Sandër Lleshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here