Menjëherë pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë para mediave dhe ka bërë me dije se ka paraqitur në prokurori një provë deçizive për procesin.
“Kam paraqitur diçka që ka shumë rëndësi për proçesin, por që do flas pas 2-3 ditësh. Është një provë deçizive, prisni 2-3 ditë dhe do ta mësoni. Nuk kam frikë asnjë“, deklaroi Tahiri.