“Ju betohem s’jam unë”, policia shpall në kërkim për vjedhje aktorin e njohur

0
495

Një aktor i njohur është vënë në qendër të vëmendjes pasi dyshohet se ka vjedhur në një supermarket. Kërkimi i policisë në Mbretërinë e Bashkuar për një hajdut të një arke me birra ka hedhur dyshimet se mund të jetë aktori i njohur, David Schëimmer.

Zyrtarët në Blackpool publikuan pamjet filmike të njeriut që ka ngjashmëri të madhe me aktorin, i cili njihet për rolin e tij si Ross tek seriali “Friends”.

Ai iu përgjigj videos së policisë me një postim në Tëitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin.

“Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”, shkroi ai.

“Friends” është një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here