Vrasja në ish-Bllok, komandoja Marviol Bilo tregon nga arratia ku e hodhi pistoletën pas krimit

0
454

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

“Shqiptarja.com” mëson se Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi krimin e trefishtë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se komando ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se i’a ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.
Pas ngjarjes, sipas shqiptarja.com Bilo e ka hedhur pistoletën pranë zonës së Piramidës.
Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata la të lirë Redi Popeskun, pronarin e lokalit ‘Monopol’, ku ndodhi ngjarja e 4 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here