Tano Cariddi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në Shqipëri me transmetimin e serialit italian ‘Oktapodi’ (La Piovra).
Por lajmi që tashmë ka marrë dhenë është fakti që Remo Girone ndodhet në Tiranë. Ka qenë ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu ajo që ka zbuluar edhe arsyen pse aktori i suksesshëm ndodhet në Shqipëri.
Me anë të një fotoje të publikuar krah tij, ajo zbulon se Remo do të luajë në filmin më të ri shqiptar që ka nisur xhirimet.
