Mourinho i çmend të gjithë me deklaratën: Këto dy lojtarë mund të japin mësim në Harvard sesi mbrohet

0
305

Manchester United është mposhtur nga Juventus në Old Trafford me rezultatin 1-0. Ishte një ndeshje e dobët e Djajve, sidomos në pjesën e parë, me Juve-n që dominoi plotësisht, sikur të luante brenda.

Pas ndeshjes, gjëja e parë që tha Mourinho ishte se:
“Luajtëm ndaj një prej kandidatëve për të fituar titullin e Champions League.”
“Kundërshtari kishte kualitet të madh. Ndonjëherë njerëzit shohin vetëm Ronaldo dhe Dybala por në një ekip të madh ka edhe lojtarë si Chiellini dhe Bonucci. Ata mund të japin mësim në Harvard se si mbrohet.
Mendoj se Juventus është një kundërshtar shumë i vështirë, por këtë e kupton kur e ke përballë.
Nuk mendoj se i dhamë më shumë respekt sesa duhet. Juventus ndryshon nga Chelsea, për të qenë i sinqertë. Ata kanë kualitet, eksperiencë, qëndrueshmëri.
Mbrojtja e mirë që ka lejon Dybala dhe Ronaldo të luajnë të qetë përpara.
Mund të kishim merituar një gol në pjesën e dytë por nuk ndodhi.
Nuk ankohem, kam një ndjesi pozitive për atë që dhanë në fushë.
Lukaku? Nuk është duke kaluar një moment të mirë. Jo vetëm me golat që nuk po shënon, por nuk po arrin të lidhet me ekipin. Por ai mbetet sulmuesi ynë dhe ne kemi besim tek ai”, tha portugezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here