Një person ka qëlluar me armë natën e kaluar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00.
Sipas burimeve nga vendngjarja një person në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër 2-3 herë duke prishur qetësinë publike. Shtetasi Fatjon Bajami është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar më armë zjarri pistoletë.
Ky shtetas ka shtënë në një zonë të banuar në afërsi të bustit të Isa Boletinit. Një prej plumbave ka goditur dritaren e një banese në katin e tretë të një pallati, por pa patur dëme në njerëz.
Menjëherë pas informacionit të marrë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin Fatjon Bajrami i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Fillimisht të shtënat kanë trembur banorët e asaj zone edhe pse ngjarja ndodhi në një orë të vonë. Njoftimi i policisë:
Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.
Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.
Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.
Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë një 39 – vjeçar, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Shkodër, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
Fatjon Bajami, 39 vjeç, banues në Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.
Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.