“Paketa antikrim me masa të ashpra”. Reagon Xhafaj: Policia do t’i ‘nxijë’ jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin

0
353

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 shtatorit që ka çuar në pranga mbi 300 persona. Xhafaj shkruan të Twitter se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete. Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, Policia do i nxijë jetë, kërcënon Xhafaj.

Ministri paralajmëron se së shpejti do të prezantohet paketa antikrim me masa më të ashpra.

“Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Xhafaj në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here