Komisioni Evropian ka refuzuar sot buxhetin e Italisë për vitin 2019 dje i ka kërkuar Romës të hartojë një dokument të ri brenda tre javësh, raportonin mediat italiane duke cituar burime të BE.
Qeveria italiane e Legas së djathtë dhe grupit anti-stabiliment Lëvizja 5-Yje po konfliktohet me Brukselin prej politikave të rritjes së shpenzimeve dhe investimeve, për të cilat BE thotë se mund të rrisin deficitin italianë mbi tavanin prej 2.5 për qind të GDP.
Që prej marrjes së fuqive ekzekutive në 2013 kjo është hera e parë që Komisioni Evropian kërkon rishikim të buxhetit të vendeve anëtare.
Javën e kaluar KE paralajmëroi Romën me një letër për “devijime” nga objektivat fiskale të bllokut.