Juncker: Rumania të mbyllë luftën e brendshme të korrupsionit këtë vit

0
456
Presidenti i Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker bëri thirrje sot që Rumania t’i japë fund konflikteve të brendshme të korrupsionit Brenda fundit të këtij viti, nëse dëshiron që t’i hapet rruga për t’u bashkuar në zonën Shengen të BE para skadimit të mandatit në maj.
Thirrja e Juncker reflekton opinionin e Komisioni dhe qeverive evropiano-perëndimore se Bukureshti po zbut luftën ndaj korrupsionit dhe shkon drejt një rruge të ngjashme me Poloninë dhe Hungarinë.
Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Juncker sugjeroi se politikanët rumunë duhet të bien dakord për një qasje të përbashkët para se vendi të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në janar, duke iu referuar reformave të propozuara nga qeveria social-demokrate, për të cilat kritikët thonë se dëmtojnë luftën ndaj korrupsionit.
 “Duhet të jemi të kujdesshëm, gjithmonë duhen respektuar parimet e rendit ligjor. Dëshira ime personale do të ishte që Rumania të marrë presidencën e Bashkimit Evropian në një konsensus politik për luftën kundër korrupsionit”, tha Juncker.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here