Eni Vasili pjesë e listës që përflitet se ka marrë para nga Greqia, gazetarja kapet me Fugën: Aaaa u dekonspirove…

0
337

Prej 24 orëve në mediat shqiptare po qarkullon  një lajm se një portal fantazmë grek, ka dhënë emra gazetarësh dhe mediash shqiptare, të cilat janë paguar nga fondi sekret i ministrisë së Jashtme greke, për të përpunuar opinionin publik shqiptarë në favor të Greqisë.

Një nga emrat e kësaj liste ishte, edhe ai i gazetares së njohur Eni Vasili. Duket se gazetarja pas këtij lajmi të rremë, po punon për t’i nxjerrë kokën këtij konspiracioni.

Në një shkëmbim mesazhesh në faqen e saj në rrjetet sociale me ndjekësit, ‘papritur’ ndërhyn edhe Endri Fuga, i cili shkruan: ‘Ndaj shpifja duhet luftuar’.

Kaq ka mjaftuar që Eni Vasili, (e cila duket se po investigon, se kush qëndron prapa saj në Tiranë) të shpërthejë ndaj Fugës.

“Endri Fuga, aaa u dekonspirove dmth. Paskan qenë shpifje të ulëta me qëllim për t’ju larguar të vërtetës dhe emrave realë në këtë listë’, shkruan gazetarja Vasili.

Gjithashtu Eni Vasili i premton Fugës, se do ti shkojë deri në fund kësaj historie duke investiguar dhe nxjerrë të vërtetën e burimit të këtyre listave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here