Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të dytë në Prokurori. Basha ka qenë sot tek Prokuroria e Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat nga deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.
Pas dëshmisë Basha deklaroi se akuzat e tij janë të vërteta. “Janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deklaratat e mia kanë qenë publike për përfshirjen e Ballës në trafikimin e parave të pista”, tha Basha.
“E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror . Po mbron lidhjet e Ballës me bandat tw Dakos me bandat tw Sejdinit me bandat e tw Tahirit me bandat, po i trajton si sekretor shtetëror. Nwse prokuroria do tw kishte vepruar si duhet sot Balla Dako e Sejdini do ishin në burg, ndwrsa Fatmir Xhafaj do ishte jashtë politikës. Nuk jam i paduruar e di që drejtësia do të vonojë por do të vi dita kur para drejtësisë do te jënë edhe ato që e kanë shndërruar drejtësinë në aksesor të krimit të organizuar Arta Marku e Donika Prela” – u shpreh Basha
Ndonëse kreu i PD-së është paditur disa herë, kjo është hera e dytë që shkon personalisht në prokurori.
Më 12 tetor Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’ pasi kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.